Faqja më e klikuar në botë: Jo Facebook, as You Tube


Nëse  na bëhet pyetja se “Cila është faqja më e klikuar në internet?”,  menjëherë  shumica prej nesh mendojmë Facebook, Google ose You Tube.
Të gjithë ju që menduat këto si përgjigje, u gabuat.  Faqja më e vizituar dhe më e kliuar në  internet është një faqe kineze e cila merret me shitje biletash treni. U habitët? Po,po! Sipas shtypit të shkruar ‘Global Times’ faqja 12306.cn ka më shumë se 900 milionë vizita në ditë sipas Alexa-s, e specializuar në matjen e “trafikut” të internetit.
Në  fillimin e muaji janar kjo faqe ka pasur më shumë klikime edhe se vetë Google apo Facebook. Që nga data e krijimit të saj, më 28 dhjetor 2011, u vu re se nuk mund të përballonte dot sasinë e vizitave që regjistronte dhe për këtë arsye ka pasur shumë probleme dhe ka punuar ngadalë, gjë që ka lënë të pakënaqur përdoruesit kinezë të internetit.Online blihen 5-7 milionë bileta në ditë dhe ajo regjistron 11.55 milionë transaksione bankare çdo ditë.

Visitors