Si t’i forconi flokët?

Rënia ose dobësimi i flokëve, si edhe flokët e yndyrshme, janë probleme me të cilat ballafaqohen shumica e njerëzve. Qimet e flokëve pësojnë dëmtime qoftë nga faktorët e jashtëm, probleme shëndetësore, por edhe nga dëmi i shkaktuar si pasojë kujdesit joadekuat të saj. Në vazhdim do t’u sjellim këshilla natyrore me ndihmën e të cilave mund ta forconi dhe rivitalizoni flokun “e lodhur”. Natyrisht, së bashku me këtë, flokët është e nevojshme t’i trajtoni me vitamina dhe minerale në mënyrë që të krijohen kushteve më të mira për rritje të rregullt. Ju po ashtu duhet që të ushqeheni shëndetshëm, dhe në ushqim të përfshini edhe të gjitha produktet, të cilat janë esenciale për flokët, lëkurë dhe thonjtë. Masazh me vezë : Nuk është lajm se vezët janë të pasura me vlera ushqyese dhe thelbësore të cilat i janë të nevojshme secilit organizëm. Flokëve u nevojitet sasi më e madhe e vitaminës A, D dhe B në mënyrë që të rritet normalisht dhe të ruajë formën më të mirë. Për më shumë, humbja dhe flokët e lëngshme mund të jenë rezultat edhe të mostrajtimit adekuat. E gjitha që duhet të bëni është të përzieni vezët dhe me to të masazhoni kokën. Kujdesuni që masa të përfshijë tërë flokët, dhe këtë ta leni në kokë për dhjetë minuta. Masën lajeni me ujë të ftohtë apo të ngrohtë. Ky tretman forcon shtresën e proteinave, dhe për këtë dukshëm e rikuperon flokun tuaj. Lyeni me mjaltë : Mjalti është shpesh përbërës në prodhimet për trajtimin e trupit dhe lëkurës, pasi që është i pasur me vitamina dhe vlera tjera ushqyese. Per këtë është zgjedhje e shkëlqyeshme për rigjenerimin e flokut të dëmtuar dhe të dobësuar. Lyeni flokun me mjaltë dhe kujdesuni që t’i keni mbuluar rrënjët dhe majat. Flokët pastaj mbështillni me peshqir të vjetër dhe kështu leni 20-25 minuta. Mirë pastrojeni këtë me ujë të nxehtë dhe lani me shampon të zakonshëm. Maskë me avokado dhe banane : Këto dy fruta janë kombinim i shkëlqyeshëm për flokët e brishta. Që ta përgatisni këtë maskë ushqyese, në një tas përzieni një të katërtën e avokados dhe sasinë e njëjtë të bananes, dhe përzieni këtë kombinim derisa ajo të formohet si qull. Masën butësisht, por tërësisht vendosni në flokë, dhe pastaj mbështillni kokën me peshqir. Pas 20-25 minutave pastrojeni. Ky tretman forcon flokun tuaj dhe stimulon rritjen.

Visitors